Ndërkohë që shumë persona mund të kenë problem me nivelin e lartë të yndyrës së pashëndetshme në gjak, ka disa mënyra për ta ulur atë.
India.com ka shkruar se një ndër mënyrat më të mira për ta ulur nivelin e kolesterolit në gjak është konsumimi i farave të lirit. Ato mund të shtohen në një gotë me ujë, jogurt, apo mbi ushqime si sallata.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKonsumimi i çajit të gjelbër, është një tjetër mënyrë natyrale për uljen e nivelin të yndyrës së tepërt në gjak. Këshillohet që ky çaj të konsumohet në mëngjes në mënyrë që të bëj efektin e duhur.
Duhet të konsumohet mëngjes me ushqime që përmbajnë vlera ushqyese në mënyrë që të mos rritet yndyra. Është e këshillueshme që të konsumohen ushqime si avokado e vezë të shoqëruara me pemë dhe perime të tjera.
Niveli i yndyrës së pashëndetshme në gjak bie atëherë kur bëhen edhe ushtrime si joga në mëngjes, sepse këto ushtrime i japin trupit energji duke mos lejuar grumbullimin e yndyrës në trup.
Ecja gjithashtu mund të ndihmojë për ta ulur kolesterolin. Ndihmon në djegien e kalorive dhe dhjamit.
Konsumimi i ushqimeve me proteina ndihmon po ashtu, sepse këto vlera ushqyese të mbajnë të ngopur më gjatë.
Po ashtu konsumimi i sheqerit rrit nivelin e tri glicerideve, gjë që ndikon tek kolesteroli. Sa më pak sheqerna të konsumohen në mëngjes aq më mirë për organizmin.