Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

A është mikrobioma vërtet çelësi i një sistemi imunitar të fortë?

Foto-ilustrim nga Becky Barnicoat për The Guardian

Foto-ilustrim nga Becky Barnicoat për The Guardian

Triliona mikroorganizma që jetojnë në dhe mbi trupin tonë, të njohur si Mikrobiom, shpesh konsiderohen si çelësi për sistem imunitar më të fortë. Megjithatë, shkenca tregon se situata është më komplekse sesa që duket, ka shkruar The Guardian.

“Shumë studime lidhin llojet e baktereve në mikrobiom me shëndetin dhe sëmundjet në pothuajse çdo gjendje fizike dhe mendore. Por shumica e këtyre provave janë vetëm lidhje (korrelacione), dhe ne ende duhet të kuptojmë saktësisht si ndikon mikrobioma në shëndet”, ka thënë profesori Daniel M Davis nga Imperial College London.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Shkencëtarët shpesh fokusohen te një tregues kryesor, diversiteti, pra sa lloje të ndryshme bakteresh jetojnë në zorrë.

“Sa më e larmishme të jetë mikrobioma, aq më shumë duket se lidhet me faktin që nuk sëmuresh”, ka thënë Davis.

Por studimet e fundit tregojnë se kjo nuk është gjithë historia.

“Studimet e reja sugjerojnë se ajo që ka më shumë rëndësi është konkurrenca. Nëse grupet e baktereve ushqehen me njëra-tjetrën dhe bashkëpunojnë në mënyra që i ndihmojnë të shumohen shpejt, kjo mund të jetë e dëmshme”, ka thënë Davis.

Kjo mund të rrisë rrezikun për sëmundje ose të përkeqësojë simptomat.

“Nga ana tjetër, nëse bakteret konkurrojnë me njëra-tjetrën për burime, kjo ndihmon në mbajtjen e ekuilibrit. Mikrobiom me shumë specie që konkurrojnë mes tyre mund të jetë më i qëndrueshëm”, ka thënë tutje profesori.

Pra, çka duhet të dijë publiku?

“Po, mikrobioma është e rëndësishëm dhe ndikon në aftësinë e sistemit imunitar për të luftuar infeksionet. Por ne ende nuk e dimë saktësisht se çka e bën një mikrobiomë ‘të shëndetshme’ dhe as si ta ndryshojmë atë në mënyrë të sigurt për të përmirësuar shëndetin”, ka thënë Davis.

Ai ka paralajmëruar njerëzit që të jenë të kujdesshëm ndaj premtimeve të produkteve komerciale.

“Jini shumë skeptikë ndaj produkteve që premtojnë: ‘Kjo do ta ndryshojë mikrobiomën tuaj dhe do ta bëjë më të shëndetshëm’. Shkenca ende nuk e mbështet plotësisht këtë”, ka thënë ai.