Kuriozitet

Zbulohet një specie e re dinozauri

dinozauri

Shkencëtarët kanë zbuluar një specie të re dinozauri – një që ishte në madhësinë e qenit rreth 150 milionë vjet më parë.

Shkencëtarët e kanë emëruar këtë dinozaur “Enigmacursor mollyborthwickae”. Ai ishte në madhësinë e një labradori, me bishtin që e kishte të gjatë sa e gjithë gjysma e trupit të tij.

“Këta dinozaurë të vegjël bimëngrënës janë shumë të rrallë të gjenden”, ka thënë Paul Barrett, studiues në Muzeun e Historisë në Londër.

Skeleti do të shfaqet për publikun në muze nga 26 qershori.

Barrett ka thënë se dinozauri i kishte këmbët e pasme më të gjata, çka sugjeron se ishte vrapues i shpejtë. Ai kishte karakteristika unike ndryshe nga të gjitha speciet tjera të dinozaurëve.

Shkencëtarët besojnë se ky dinozaur nuk ishte tamam i rritur, bazuar në studimet e kockave të tij.