Nëse të pëlqen të mbështillesh me rrobat më të ngrohta ose po numëron ditët deri në pranverë, atëherë gjej pak kohë dhe shijo këto fakte për motin.
Pavarësisht nëse kënaqesh duke u mbështjellë me veshjet më të ngrohta apo tashmë po numëron ditët deri sa të kthehet pranvera, ja 15 fakte për motin dimëror që mund t’i shijosh ndërsa pret rikthimin e diellit.
Toka është më afër Diellit gjatë dimrit (në hemisferën veriore)
Çdo janar (stina e dimrit në hemisferën veriore), Toka arrin pikën e orbitës së saj më të afërt me Diellin. Pavarësisht disa keqkuptimeve të zakonshme, ulja sezonale e temperaturave nuk ka të bëjë me distancën e planetit tonë nga Dielli. Ajo lidhet me drejtimin e pjerrësisë së boshtit të Tokës, prandaj dy hemisferat përjetojnë dimrin në periudha të ndryshme të vitit.
Bora bie edhe në vende ku nuk do ta prisje
Nuk do të habiteshe të shihje borë në tokë në Siberi apo Minnesota gjatë muajve të dimrit. Por, pavarësisht që zonat veriore nuk karakterizohen si pjesë që mund të përfshihen nga muaj të ftohtë, borë mund të bjerë kudo, nga shkretëtira e Saharasë deri në Havai. Edhe vendi më i thatë në Tokë nuk është i mbrojtur. Në vitin 2011, shkretëtira Atakama në Kili mori pothuajse 78 centimetra borë falë një ndryshimi të të ftohtit të rrallë që erdhi nga Antarktida.
Fjollat e borës vijnë në të gjitha madhësitë
Shumica e fjollave të borës variojnë nga madhësia e një monedhe të vogël deri në diametrin e një fije floku njerëzor. Por sipas disa rrëfimeve ato mund të rriten shumë më tepër. Dëshmitarë të një stuhie bore në Fort Keogh, Montana, në vitin 1887, pretenduan se panë kristale me madhësinë e një legeni qumështi që binin nga qielli. Kjo do t’i bënte ato flokët më të mëdhenj të borës të vërejtur ndonjëherë, rreth 38 centimetra të gjerë.
Pak ujë mund të japë shumë borë
Ajri nuk ka nevojë të jetë shumë i lagësht për të prodhuar sasi mbresëlënëse bore. Ndryshe nga shiu i zakonshëm, një shtresë bore e butë përmban shumë ajër, i cili i shton vëllim.
Mund të dëgjosh bubullimë gjatë borës në disa raste
Nëse ke dëgjuar ndonjëherë gjëmimin e pagabueshëm të bubullimës në mes të një stuhie bore, nuk ka qenë imagjinata jote. Me shumë gjasë ka qenë “bubullimë-bore”, një fenomen i rrallë dimëror që ndodh më shpesh pranë liqeneve. Kur shtylla ajri të ngrohtë ngrihen nga toka dhe formojnë re të turbullta stuhie në qiell gjatë dimrit, ekziston mundësia për bubullimë-bore.
Flokët e borës bien me shpejtësi deri në 1.8 metra në sekondë
Të paktën kjo vlen për flokët e borës me struktura të gjera, të cilat veprojnë si parashuta dhe e ngadalësojnë rënien. Graupeli, një formë bore me kokrriza akulli, bie drejt Tokës me shpejtësi shumë më të madhe.
Temperaturat mund të bien shumë shpejt
Të dhënat meteorologjike në Rapid City, Dakota e Jugut, tregojnë se sa dramatikisht mund të bien temperaturat. Më 10 nëntor 1911, dita filloi me një temperaturë të këndshme prej 12 gradë celsius në orën 6 të mëngjesit, por një ndryshim i shpejt i ftohtë e uli temperaturën në -16 gradë celisus deri në orën 8 të mëngjesit. Ky ndryshim shkaktoi shpërthime tornadosh në të gjithë Midwestin.
Një nga rëniet më të mëdha të temperaturës në një periudhë të shkurtër ndodhi më 23–24 janar 1916 në Browning, Montana, ku termometri ra nga 6 gradë celsius në -48 gradë celsius në më pak se 24 orë. Në Fairfield, Montana, temperatura më 24 dhjetor 1924 ra nga 17 gradë celisus në -29° gradë celsius në më pak se 12 orë.
Më shumë se 22 milionë tonë kripë hidhen çdo dimër në rrugët e SHBA-së
Sipas Lake Champlain Sea Grant, kjo sasi do të mjaftonte për të mbushur një radhë kamionësh që do të shtrihej në rreth 13 kilometra.
Qyteti më me borë në Tokë ndodhet në Japoni
Qyteti Aomori në Japoninë veriore merr më shumë reshje bore se çdo qytet tjetër i madh në botë. Çdo vit, banorët përballen mesatarisht me 700 cm borë.
Ndonjëherë topat e borës formohen vetë
Diçka e çuditshme ndodhi në vitin 2016 në veriperëndim të Siberisë. Topa gjigantë bore misteriozë filluan të dilnin në një plazh përgjatë Gjirit të Obit. U zbulua se këto sfera akulli u formuan natyrshëm nga lëvizjet rrotulluese të erës dhe ujit.
Ndjesia e ftohjes nga era llogaritet me një formulë të saktë
Kur meteorologu raporton një temperaturë prej -10 gradë celsius, mund të duket sikur numri është zgjedhur rastësisht. Por ndjesia e ftohjes nga era llogaritet në fakt me një ekuacion të ndërlikuar që kombinon temperaturën dhe shpejtësinë e erës. Për adhuruesit e matematikës që duan ta provojnë në shtëpi, formula është:
Wind Chill = 35.74 + 0.6215T – 35.75(V^0.16) + 0.4275T(V^0.16).
Qytetet e heqin borën në mënyra kreative
Kur bora grumbullohet aq shumë sa qytetet nuk mund ta menaxhojnë, zakonisht transportohet në parkingje ose hapësira të tjera të hapura ku qëndron deri sa moti të ngrohet. Gjatë sezoneve veçanërisht me shumë borë, qytetet ndonjëherë detyrohen ta hedhin borën në oqean.
Bora e lagësht është më e mira për ndërtimin e dordolecave
Fizika konfirmon atë që ndoshta e di që nga fëmijëria: bora e lagësht ose pak e njomë është më e përshtatshmja për të ndërtuar një dordolec në oborr. Një shkencëtar e përcakton raportin ideal borë dhe ujë si 5:1.
Flokët e borës nuk janë gjithmonë unikë
Kristalet e borës zakonisht formojnë modele unike, por ekziston të paktën një rast i dokumentuar i flokëve identikë të borës. Në vitin 1988, dy flokë bore të mbledhur nga një stuhi në Wisconsin u konfirmuan si binjakë në një qendër kërkimore atmosferike në Kolorado.