Nga e diela, 29 mars, fillon llogaritja verore e orës.
Akrepat e orës do të zhvendosen një orë përpara, pra nga ora 02:00 e mëngjesit, në orën 03:00 të mëngjesit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTë gjitha pajisjet digjitale përditësohen automatikisht.
Ndryshimi i orës bëhet dy herë gjatë vitit, të dielën e fundit të marsit dhe të dielën e fundit të tetorit.
Ideja fillestare e ndryshimit të orës ka qenë që të shfrytëzohet më shumë drita e diellit, dhe për kursim të energjisë. Prandaj ka lindur ideja e orës verore, që është “zhvendosje artificiale” për 60 minuta përpara. Ora dimërore kthehet në mënyrë që dielli të mos lindë shumë vonë në mëngjes, por t’i përshtatet më mirë jetës së përditshme.
Nga llogaritja verore e orës i bie që të flemë më pak, por nga ana tjetër do të mundësojë të përfitojmë nga ditët më të gjata dhe rrezet e diellit.