Muaji shkurt njihet kryesisht për Ditën e Shën Valentinit, lulet dhe në varësi të vendit ku ndodheni për të ftohtin e madh. Pas këtij muaji të romancës dhe dashurisë fshihet shumë histori.
Më poshtë do të zbuloni disa fakte interesante e historike që kanë ndodhur në shkurt; si ky muaj ngjason me dy të tjerë dhe pse u bë më i shkurti i vitit.
-Përveç viteve të brishta, shkurti, marsi dhe nëntori fillojnë në të njëjtën ditë të javës.
-Siç dihet, muaji shkurti luhatet midis 28 dhe 29 ditëve çdo vit. Dita e 29-të ndodh vetëm çdo 4 vjet gjatë viteve të brishta.
-Gjatësia e shkurtit u përcaktua përfundimisht kur Jul Çezari rindërtoi kalendarin romak dhe i caktoi muajit 28 ditë, ose 29 në vitet e brishta. Në vitin 713 p.e.s., shkurti u shtua zyrtarisht në kalendarin romak.
-Nëse keni lindur në shkurt, guri juaj i lindjes është ametisti, ndërsa lulet tuaja janë manushaqet, shkruan dhe TheFactSite.
-Shenjat perëndimore të horoskopit në shkurt janë Ujori (deri më 19 shkurt) dhe Peshqit (nga 20 shkurti e në vazhdim).
-Me kalimin e kohës, gjatësia e shkurtit ka ndryshuar vazhdimisht. Në një kohë ai kishte vetëm 23 ditë.
-Emri “shkurt” vjen nga fjala latine februum, që do të thotë pastrim. Shkurti u emërtua sipas një rituali pastrimi, i cili ishte si një festival i hershëm romak i pastrimit pranveror.
-Në gjuhën uellsiane, shkurti nganjëherë njihet si “y mis bach”, që do të thotë “muaji i vogël”.
-Shkurti dhe janari ishin muajt e fundit që iu shtuan kalendarit romak.
-Saksonët e quanin shkurtin “Sol-monath”, që do të thotë “muaji i ëmbëlsirave”, sepse gjatë shkurtit ata u ofronin ëmbëlsira perëndive.
-Nga të gjitha fjalët që mund të keqshkruhen, “February” është një nga më të keqshkruarat në gjuhën angleze. Madje edhe Shtëpia e Bardhë e ka shkruar gabim këtë fjalë në një njoftim për shtyp.
-Shkurti është i vetmi muaj në të cilin është e mundur të kalojë i gjithë muaji pa pasur hënë të plotë.
-Mundësia për të lindur më 29 shkurt është rreth 1 në 1.461.
-Ishte në shkurt të vitit 1964 kur The Beatles bënë paraqitjen e tyre të parë në televizionin amerikan në “The Ed Sullivan Show”. Mbi 73 milionë amerikanë e ndoqën.
-Ka shumë shtete të SHBA-së që u bashkuan me Unionin gjatë muajit shkurt. Këto përfshijnë Massachusetts, Oregon, Arizona dhe Mississippi, të cilat u ripranuan.
-Fatkeqësisht, më 1 shkurt 2003, anija kozmike “Columbia” u shpërbë gjatë fluturimit, duke vrarë të shtatë anëtarët e ekuipazhit. Aksidenti besohet se ishte pasojë e dëmtimeve të ndodhura gjatë ngritjes. Tragjedia ndodhi vetëm 16 minuta para se anija të ishte planifikuar të ulej.
-Më 2 shkurt 1848, SHBA-ja dhe Meksika nënshkruan Traktatin e Guadalupe Hidalgo, i cili i dha fund luftës mes tyre. SHBA-ja i pagoi Meksikës 15 milionë dollarë në këmbim të Kalifornisë, Nevadës, Utah-it, Arizonës, Nju Meksikos, Kolorados, Ëyoming-ut dhe Teksasit.
Tani e dini që shkurti nuk ka të bëjë vetëm me Ditën e Shën Valentinit. Ky muaj lidhet edhe me pastrimin dhe përgatitjen për pranverën, duke sjellë lumturinë për fillimin e ditëve më të gjata e më të ngrohta.