Rusi Alexey Molchanov u zhyt 126 metra me një frymë të vetme, duke vendosur rekord të ri botëror në Kampionatin Botëror të zhytjes së lirë në Limassol, Qipro.
Ai u zhyt thellë nën detin Mesdhe pa asgjë tjetër përveç një drite koke, dy pendëve dhe një litari si udhërrëfyes, në një arritje që konsiderohet si një nga kategoritë më teknike dhe më sfiduese të zhytjes së lirë.
Molchanovi theu rekordin e tij botëror të vitit 2024 prej 125 metrash, gjatë së cilës mbajti frymën për katër minuta e 32 sekonda.
VIDEO: