Shkencëtarët kanë zbuluar një rezervuar me ujë të lëngshëm në Mars – thellë në koren e jashtme shkëmbore të planetit, raporton “BBC”.
Gjetjet erdhën pas analizave të reja të të dhënave nga “Marsa Insight Lander” i NASA-s, që është ulur në Planetin e Kuq në vitin 2018.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë anijen kozmike kishte sizmometër, që ka regjistruar dridhje katërvjeçare – tërmete – nga thellësia e Marsit.
Duke analizuar ato tërmete – dhe saktësisht se si lëviz planeti – u zbuluan “sinjale sizmike” të ujit të lëngshëm.
Derisa ka ujë të ngrirë në polet e Marsit dhe dëshmi të avullit në atmosferë, është hera e parë që është konstatuar se uji i lëngshëm gjendet në planet.
Gjetjet janë publikuar në “Proceedings of the National Academy of Sciences”.