Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Rakuni thyen shishet e alkoolit dhe dehet, përfundon pa ndjenja në dyshemenë e banjës

rakun

Një rakun është futur në një dyqan që ishte i mbyllur në Virginia dhe është ngjitur në raftin ku mbaheshin pijet alkoolike. Shishet me alkool u thyen dhe alkooli u derdh në dysheme.

E çuditshmja ndodhi kur një punëtor hyri për ta hapur dyqanin.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai gjeti rakunin të shtrirë në dyshemenë e banjës dhe dukej se ishte dehur pasi kishte pirë alkoolin e derdhur.

“Më pëlqejnë rakunët. Ato janë krijesa qesharake. Ky rakun theu shishet dhe përfundoi duke i pirë të gjitha”, ka thënë Samantha Martin, punonjëse në zyrën për kontrollin e kafshëve.

Martin konfirmoi se rakuni më vonë ishte kthjellur. 

“Pas disa orësh gjumi, ai u rikthye i sigurt në natyrë”, ka shtuar ajo.