Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Rajoni i Norvegjisë kërkon që dita të zgjatet në 26 orë

Finmark, Norvegji

Rajoni më verior i Norvegjisë, Finmark, i ka kërkuar Komisionit Evropian që të miratojë vendosjen e një zone kohore ku dita të zgjasë 26 orë, shkruan ‘Politico’.

Autoritetet lokale deklarojnë se kjo kërkesë, e promovuar nga kryetari i bashkisë Vadso, një qytet i vogël në Rrethin Arktik pranë kufirit rus, të cilin shumë e konsiderojnë të çuditshëm, synon të promovojë vlerat lokale, të rrisë kohën për familjet dhe të tërheqë banorë të rinj në rajon.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në letrën e tyre drejtuar Komisionit Evropian, i cili konfirmoi se kishte marrë kërkesën, autoritetet lokale në rajonin e Finmarkut i kërkojnë KE-së të urdhërojë autoritetet norvegjeze të miratojnë krijimin e një zone kohore me një ditë 26-orëshe në vend të 24 orë në ditë.

“Ne nuk kemi menduar shumë se si do të funksionojnë zonat e reja kohore në praktikë. Unë nuk mendoj se KE do ta miratojë këtë propozim, kështu që ne nuk kemi përpunuar të gjitha detajet”, ka thënë Vence Pedersen, kryebashkiaku i Vadsos, duke theksuar se ky rajon po përballet me vështirësi për të tërhequr banorë të rinj.