Një pendë e vetme e zogut huia të Zelandës së Re tashmë të zhdukur ka vendosur rekord botëror pasi u shit për 46.521.50 dollarë në një ankand, shkruan BBC.
Penda, që fillimisht pritej të shkonte deri në 3 mijë dollarë, theu rekordin e mëparshëm që mbahej nga penda e së njëjtës specie – 450 për qind më shtrenjtë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoZogu huia ishte i shenjtë për popullin Maori. Puplat e tyre shpesh mbaheshin nga liderët dhe familjet e tyre dhe gjithashtu dhuroheshin ose tregtoheshin.
Hera e fundit kur është parë një zog huia ishte në vitin 1907, megjithatë raportohen se kanë ekzistuar edhe 20 deri në 30 vjet pas, sipas Muzeut të Zelandës së Re.