Një shkollë u evakuua dhe u ftuan edhe ekspertët ushtarakë të eksplozivëve pasi një nxënës papritmas kishte nxjerr nga xhepi një granatë dore në Derbyshire të Britanisë së Madhe, ka raportuar BBC.
Drejtoresha Jeanette Hart rrëfeu se nxënësit kishin për detyrë të luanin “trego dhe shpjego” një formë për t’i komentuar gjërat, por ajo shtoi se nuk priste që dikush të sillte një grantë që i takonte periudhës së Luftës së Dytë Botërore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAjo tha se mori granatën dhe e vendosi pranë një peme në parkingun e shkollës, derisa i njoftoi autoritetet.
Ekspertët ushtarakë konstatuan se granata ishte e padëmshme, por vlerësuan veprimin e zgjuar dhe të shpejtë të stafit të shkollës.
“Gjithçka po shkonte mirë derisa ishte një nxënës që solli një gëzhojë të vjetër plumbi, për të cilën isha në dijeni, por pastaj shoku i tij nxori nga xhepi një granatë dore”, ka deklaruar mësuesja.