Një grua spanjolle, e cila ka mbledhur kupa vezësh për më shumë se 50 vjet, ka thyer rekordin botëror duke hyrë në Guinness.
Koleksioni i saj numëron 15.485 artikuj.
Maria Jose Fuster ka marrë dy dëshmitarë për t’i ndihmuar të numërojë koleksionin e saj në një qendër komuniteti në qytetin e saj të lindjes, Campo, Spanjë.
Koleksioni i Fuster përfshin shumë modele, ngjyra, dizajne dhe madje kupa që mbajnë figura të karaktereve si Superman, Betty Boop dhe Garfield.
Fuster mban dy bloge të lidhura me hobin e saj - një për të kataloguar çdo copë, dhe një tjetër për të renditur emrat e njerëzve që i kanë dhuruar kupa vezësh për koleksionin e saj.
Disa nga kupat e vezëve më të çmuara të saj, rreth 1,143 prej tyre, janë aktualisht të ekspozuara në një muze lokal.