Vjet nga deti, këtë vit nga qielli. Kështu është shfaqur babadimri i Himarës në këtë Krishtlindje.
Babadimri i Himarës është shfaqur ndryshe nga vitet e tjera, duke sjellë surprizë dhe emocione për fëmijët e qytetit. Nëse vitin e kaluar ai mbërriti nga deti, këtë vit ai zbriti nga qielli me parashutë, duke krijuar një atmosferë festive dhe magjike në shëtitoren e bregdetit të Himarës.
Dhjetëra fëmijë, të shoqëruar nga prindërit e tyre, u mblodhën për të përjetuar nga afër këtë moment të veçantë, ndërsa babadimri shpërndau me dhjetëra dhurata.
Festimet vijuan me shfaqjen e teatrit të kukullave për fëmijë, e cila u ndoq me shumë të qeshura dhe argëtim. Në sallën “Neco Muko” u vu në skenë shfaqja “Tomi dhe Xheri”, një shfaqje edukative, argëtuese dhe interaktive, që përfshiu aktivisht fëmijët përmes situatave gazmore dhe mesazheve të rëndësishme. (A2News)