Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Mushkonjat tërhiqen edhe nga dioksidi i karbonit që e nxjerrim gjatë frymëmarrjes

Mushkonjat

Nëse jeni pickuar ndonjëherë nga një mushkonjë, e dini sa të bezdisshme mund të jenë këto insekte të vogla. Ekzistojnë mijëra lloje mushkonjash, disa prej të cilave mund të shkaktojnë sëmundje serioze nëse nuk kontrollohen.

Disa fakte që ndoshta nuk i keni ditur:

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

-Studimet kanë treguar se mushkonjat tërhiqen nga dioksidi i karbonit që nxjerrim gjatë frymëmarrjes. Ato kanë nuhatje shumë të zhvilluar dhe tërhiqen nga aromat e lëkurës dhe përbërësit e djersës sonë.

-Ato mund të fluturojnë vetëm pasi bëhen të rritura. Pas kësaj, janë në garë me kohën, pasi jetojnë vetëm nga një javë deri në një muaj, shkruan TheFactSite.

-Pështyma e mushkonjave përmban proteina të quajtura antikoagulantë dhe anestetikë. Antikoagulantët hollojnë gjakun, ndërsa anestetikët ju pengojnë ta ndieni pickimin derisa mushkonja të ketë mbaruar.

-Vetëm mushkonjat femra pickojnë njerëzit dhe kafshët, sepse kanë nevojë për proteinat nga gjaku për të prodhuar vezë.

-Mushkonjat femra përdorin një pjesë të gojës së tyre të ngjashme me një kashtë të mprehtë, të quajtur “proboscis”, për të thithur gjak, ndërsa pështyma e tyre hyn në lëkurën e viktimës.

-Malaria prek mbi 200 milionë njerëz çdo vit dhe shkakton rreth 627,000 vdekje në mbarë botën. Edhe pse shumica e mushkonjave nuk mbartin mikrobe vdekjeprurëse, është e pamundur të dihet se cilat janë të sigurta.

-Pickimet e mushkonjave mund të transmetojnë viruse edhe te kafshët si kuajt dhe qentë, duke shkaktuar sëmundje si krimbi i zemrës (heartworm) dhe virusi i Nilit Perëndimor.

-Në botë ekzistojnë më shumë se 3,700 lloje mushkonjash. Ato jetojnë në çdo kontinent, përveç Antarktidës.

-Përdorimi i rrjetave kundër mushkonjave dhe repelentëve është mënyra më e mirë për t’i mbajtur larg. Kombet e Bashkuara blejnë miliona rrjeta çdo vit dhe i shpërndajnë në vendet që kanë më shumë nevojë.

-Në vitin 2024, aktorja Rebel Wilson tregoi se kishte marrë malarie kur ishte adoleshente pasi ishte pickuar rreth 100 herë nga mushkonjat.

-Mushkonjat mund të fluturojnë për orë të tëra pa pushim, dhe disa prej tyre mund të përshkojnë deri në 40 milje (63 kilometra) brenda një nate.

Fatmirësisht, mund të merren masa parandaluese për t’ju mbajtur të sigurt dhe pa kruarje. Prandaj, kur temperaturat rriten dhe jeni jashtë në mbrëmje, bëni kujdes nga mushkonjat.