Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Lulja me aromë të keqe detyron Arizonën të mbyllë një park

Arizona

Një zonë pikniku në Arizona (SHBA) është mbyllur për vizitorët për shkak të pranisë së një bime që lëshon erë të keqe.

Zyrtarët e kësaj zone që konsiderohet atraksion turistik thanë se do qëndrojë e mbyllur deri më 30 prill pasi kjo bimë ka pushtuar vendin, transmetoi Skynews.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kjo lule jeshile mund të rritet disa centimetra dhe thuhet se mban erën e gomës së djegur.

Sipas Universitetit të Arizonës, mund të shkaktojë probleme serioze të frymëmarrjes dhe skuqje të rënda të lëkurës. Zyrtarët në fillim kërkuan që vizitorët të mos ecin pranë saj dhe të mos shkelin barin për të shmangur përhapjen e aromës.