Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Libri që u mor në bibliotekën finlandeze në 1939-n, rikthehet 84 vjet më pas

libra

Një libër i huazuar nga një bibliotekë në Helsinki është kthyer 84 vjet më vonesë.

Një përkthim i novelës “Refugjatët” i Arthur Conan Doyle u mor nga biblioteka qendrore e Helsinkit “Oodi”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Data e fundit për kthim ishte 26 dhjetor 1939”, ka thënë bibliotekistja Heini Strand.

Strand ka thënë se kur librat kthehen pas kaq shumë kohësh zakonisht bëhen nga personat që kërkojnë nëpër gjësendet e të afërmve të tyre të vdekur dhe i gjejnë aty.

“Njerëzit duan ta bëjnë gjënë e duhur dhe ta kthejnë librin që është pronë e bibliotekës... kjo është e bukur”, ka thënë ajo, shkroi Guardian. 

Një shpjegim logjik për moskthimin e librit mund të ketë qenë se afati i binte një muaj pas pushtimit të Finlandës nga ish-Bashkimi Sovjetik, nëntor 1939. Lufta mes Finlandës dhe ish-Bashkimit Sovjetik zgjati deri në mars 1940, kur u nënshkrua një traktat paqeje, duke e detyruar Finlandën të bënte lëshime të konsiderueshme tokash.