Një bunker në Hamburg të Gjermanisë po dominon në qytet për mbi 80 vjet.
I ndërtuar gjatë regjimit nazist të Adolf Hitlerit, ai i përket periudhës së errët të historisë së Gjermanisë – por bunkeri St. Pauli ka pasur një rilindje befasuese.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBunkeri i Hamburgut tani përfshin dy restorante, hotel dhe një bar në çati, si dhe oborr.
Lagjja “Karoviertel”, në të cilën është i vendosur edhe bunkeri, është një zonë e bukur e mbushur me kafene me stil dhe dyqane.
Dhomat variojnë nga 180 euro nata në 269 euro për një dhomë më luksoze.
Bunkeri nuk e ka pamjen origjinale të fillimit, pasi është ngritur disa kate dhe kjo sipas autoriteteve është bërë për t’i shtuar diçka pozitive objektit që kishte mbetur nga diktatura naziste.