Kuriozitet

“Hulku” nga Egjipti tërheq 20 vetura, pret t’i certifikohet rekordi nga Guinnessi

Ashraf Mahrous

Foto: Associated Press

Ashraf Mahrous nga Egjipti, i njohur me nofkën “Kabonga”, ka tërhequr 20 vetura të premten në tentim për të vendosur rekord të ri të Guinnessit për më së tepërmi vetura të tërhequra nga një individ. 

Në këtë tentim të tij nuk ishin prezent zyrtar nga Libri i Rekordeve të Guinnessit, por Mahrous thotë se do t’u dërgojë video dhe foto të tentimit të tij që të ratifikohet rekordi, ka thënë ai, transmeton agjencia "AP".

“Shpresoj se do të ngarkoj gjitha foto, videot dhe t’ua dërgojë Librit të Rekordeve të Guinnessit, që ta dokumentojnë këtë ngjarje të madhe”, ka thënë Mahrous, që i tërhoqi 20 vetura. 

Rekordin për më së tepërmi vetura të tërhequra nga një individ e mban Kevin Fast, që tërhoqi 15 vetura në vitin 2014. 

Në mars të këtij viti, Mahrous mori certifikata për rekorde nga Guinnessi në tri kategori, përfshirë për tërheqjen më të rëndë me dhëmbë, dy certifikata tjera përfshinin tërheqjen e lokomotivës dhe për tërheqje më të shpejtë të një veture në distancë 100 metra. 

Ai planifikon të thyej edhe rekordin për tërheqjen e anijes më të rëndë me dhëmbë.