Kuriozitet

“Hermes” lanson flaster nga lëkura, çmimi marramendës për një pako

Hermes

Brendi i mirënjohur francez i mallrave luksoze, “Hermes”, ka lansuar në treg tre flaster të ripërdorshëm të përbërë nga lëkura e qengjit.

Lajmin që brendi e ka bërë të ditur në webfaqen zyrtare, e ka raportuar magazine Outlander, përmes Instagramit.

Ky set prej tre flasterësh të ripërdorshëm është krijuar për të mbrojtur dhe personalizuar sendet e përditshme.

Çdo flaster ka një dekorativ që, sipas “Hermes” sjell idenë e një objekti që është riparuar dhe bërë për të zgjatur në kohë, në përputhje me frymën e simbolit të tyre me shkronjën “H” të madhe, këtë herë me “h” të vogël.

E zgjedhur për butësinë dhe fleksibilitetin e saj, lëkura e qengjit përfshin detaje karakteristike të flasterit, skajet janë të shpuara, teksa dy pjesëza anësore mbrojnë ngjitësin para përdorimit.

Në webfaqe “Hermes” shkruan se ky dizajn përfaqëson një lloj “ftese” për të riparuar syzet, për të fshehur një defekt, për të varur fotografi ose mesazhe romantike, apo thjesht për të mbyllur një çantë me stil.

Çdo pjesë e Petit h është unike. Lloji i lëkurës, si edhe ngjyra e produktit tuaj, do të jenë një surprizë.

Në përshkrimn e produktit, sipas “Hermes” flasterët janë Idealë për të varur fotografi apo shënime, për të mbuluar kamerën e laptopit ose thjesht për të personalizuar sendet tuaja.

Flasterët që janë prodhuar në Francë kanë përmasat e një flasteri që përdoret për të mbuluar ndonjë plagë që shkaktohet nga gërvishtja, gjatësia rreth 9.6 cm dhe lartësia rreth 2.2 cm.

Meqë secila pjesë është unike, përmasat mund të ndryshojnë pak dhe çmimi për tri copë është 171 euro e 81 cent.