Chanel Tapper është gruaja me gjuhën më të gjatë në botë dhe për këtë mban rekordin Guinness.
Gjuha e saj është 9.75centimetra e gjatë dhe mund ta prekë hundën dhe nën pjesën nën mjekër.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPor, ajo që i pëlqen asaj të bëjë është t’ua tregojë njerëzve gjuhën dhe ata të mbesin të habitur, shkroi Guardian.
“Sinqerisht, reagimi më i mirë që dikush mund ta japë kur sheh gjuhën time është bërtitma”, ka thënë ajo.
“Njerëzit bërtasin të tronditur, ose të tmerruar, dhe është e preferuara ime sepse është qesharake për mua të shohësh këtë përgjigje”.
Qysh 11 vjeç, Tapper nisi t’i ngacmonte njerëzit përreth duke nxjerrë gjuhën jashtë dhe duke i bërë të qeshnin. Disa vite më vonë ajo u bë virale në Youtube kur u pa në një video me gjuhën jashtë gojës.
Më në fund, Rekordet Guinness e ftuan në një ngjarje në Los Angeles më 2010 për t’ia matur gjuhën dhe nëse meritonte një vend në databazën e organizatës. Ajo mundi dy konkurrentë aty dhe ende mban rekordin.
VIDEO: