Një hotel është gjobitur me 2.217 euro nga Inspektorati i Punës për arsye mjaft të pazakontë – mosregjistrimin e detajuar të pazuave ditore të punëtorëve.
Ilona Bugelnig, e cila që nga viti 2012 drejton hotelin “Landhaus Moserhof” në Gumpoldskirchen së bashku me bashkëshortin e saj, u përball për herë të parë me një masë të tillë ndëshkuese, ndonëse deri tani nuk kishte pasur asnjë problem ligjor.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoEdhe pse punëtorët e saj kanë fleksibilitet për të bërë pushime kur të dëshirojnë, inspektorati kërkonte që edhe pushimet më të vogla – si pauzat – të regjistroheshin zyrtarisht.
“Punonjësit tanë mund të pushojnë kur të duan, ajo që bëjnë gjatë atyre momenteve është çështje private”, u shpreh Bugelnig për gazetën “Heute”.
Për t’iu përshtatur rregullave, ajo tashmë planifikon të instalojë sistem elektronik të regjistrimit të kohës dhe t’i nxisë punonjësit të mbajnë shënime mbi pushimet e tyre, pavarësisht se kjo mund të jetë e lodhshme për ta.