Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Gjerdani misterioz me diamante shitet për një shumë marramendëse

gjerdan

Një varëse diamantesh misterioze që ka mundësi se ka lidhje me skandalin që çoi në rënien e Marie Antoinette, është shitur për 4.8 milionë dollarë në një ankand në Gjenevë.

Gjerdani i shekullit të 18 llogaritej të shitej për 1.8 deri në 2.8 milionë dollarë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Por, pas ofertimeve ai arriti çmimin mbi 4 milionë.

Besohet se disa prej diamanteve të këtij gjerdani mund të kenë ardhur nga një varëse që lidhej me rënien e Marie Natoinette, anëtare e familjes mbretërore austriake e cila u bë gruaja e Mbretit Louis XVI të Francës.

Skandali përfshiu një grua e cila pretendonte të ishte besnike e mbretëreshës dhe arriti të blinte një gjerdan luksoz me diamantë në emër të saj me premtimin për pagesë të mëvonshme. Ndërsa, mbretëresha më vonë doli e pafajshme për këtë, skandali e thelloi perceptimin se ajo ishte ekstravagante dhe e pakujdesshme në shpenzime, që kontribuoi edhe në shpërthimin e Revolucionit Francez.

Diamantet e gjerdanit origjinal u shitën në ndërkohë pjesë pjesë, prandaj janë thuajse të pamundura për t’u gjurmuar. Megjithatë, ekspertët mendojnë se cilësia dhe vjetërsia e diamanteve në të janë të përbashkëta me ato të Marie Antoinette.