Një franceze e ka thyer rekordin botëror të ngjitjes me litar me ngjitjen në Kullën Eiffel të mërkurën.
Anouk Garnier ngjiti 110 metra për 18 minuta për ta vënë rekordin dhe për të mbledhur para në mbështetje të parandalimit të kancerit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ëndrra ime u bë realitet. Është magjike”, ka thënë ajo.
Garnier ka treguar se pati probleme gjatë ngjitjes, si moti që nuk ishte shumë i mirë, por se nuk ndaloi për asnjë çast, shkroi Guardian.
Rekordi i kaluar mbahej nga atleti Thomas Van Tonder, i cili ngjiti 90 metra me litar mes Kullave Soweto në Johannesburg në vitin 2020.
Garnier tani mban rekordin për ngjitjen më të lartë ndonjëherë. Ajo filloi ngjitjen me litar në vitin 2022 dhe nga atëherë vazhdoi sfidat.
Ajo ka thënë se është përgatitur për një vit për ngjitjen në Kullën Eiffel.