Një grua tha se kishte vizituar një burg të vjetër në Britaninë e Madhe, e pasi kishte shkrepur disa fotografi, kishte vërejtur sekretin në të. Mirror shkroi se gruaja Tania Woods vizitoi burgun Bodmin që është ndërtuar në Cornwall në 1779-n, por që dikur u shndërrua në zonë turistike, e vizitën vendosi ta vuloste duke shkrepur fotografi.
Ajo pretendon se në një nga fotografitë kapi një dukuri paranormale, të ekzistimit të krijesave që shkenca zyrtarisht s'i njeh.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Nuk e kuptova se kisha fotografuar fantazmën derisa u ktheva në shtëpi, unë jetoja në Cornwall në atë kohë”, ka deklaruar ajo në një grup në Facebook ku e kishte botuar fotografinë misterioze.
Woods ka shtuar se vazhdon të jetë e frikësuar me atë që i ndodhi në burgun e famshëm.
Burgu Bodmin ka shërbyer nga 1779-a deri në 1927-n, i njohur si burgu i parë britanik që mbante të burgosur në qeli individuale.
Ai ishte përdorur për burgosjen e kriminelëve të zonës, e gjatë Luftës së Parë Botërore u përdor si zyrë për ruajtjen dhe arkivimin e dokumenteve shtetërore të Britanisë. Tash ka mbetur si rrënojë dhe vend turistik.
Burgu njihet si famëkeq pasi shumë pretendojnë se në të fshihen fantazma dhe shpirtra të këqij, e ata që i besojnë kësaj teorie shpesh janë futur në të për t'i hulumtuar.