Jude Owens nga Manchesteri është bërë personi më i ri në moshë që ka kryer dy truqe në bilardo dhe ka hyrë në Librin e Rekordeve “Guinness”.
Ai me sukses performoi trukun “pool bank” (kur topi godet tjetrin dhe më pas ai godet një anësore, para se të hyjë në vrimë). E bëri këtë më 12 tetor të vitit të shkuar kur ishte vetëm 2 vjeç e 302 ditë.
Spektakli ishte vazhdimësi e performancës së tij. Pesë javë para kësaj ai kishte kryer trukun e gjuajtjes me sukses të dy topave, kur ishte vetëm 2 vjeç e 261 ditë.
Arritja e bën Juden më të riun ndonjëherë që kryen truqe në bilardo si dhe një prej rekordmbajtësve më të ri në histori.
Babai i tij, Luke Owens, ka thënë se i kishte vënë re aftësitë e të birit kur loja u bë e preferuara qysh në fillim.
“Mendoj se sapo e mori shkopin në duar, e vendosi shumë natyrshëm”, ka thënë ai.