Në qiellin e Kosovës disa qytetarë sot panë fenomenin e aureolës diellore. Ky shkencërisht shpjegohet si fenomen optik atmosferik, kur një rreth i ndritshëm rreth Diellit shihet në qiell. Kjo ndodh si pasojë e ndërveprimit të dritës me kristalet e akullit në atmosferë.
Si formohet kjo?
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKur kristalet e akullit që gjenden në re, rrezet e diellit depërtojnë apo kalojnë mes tyre, e drita thyhet ose reflektohet në një kënd prej 22 shkallësh. Kjo thyerje apo reflektim i rrezeve bën që të krijohet një rreth i bardhë apo me ngjyra të hirit, që mund t'i ngjajë ylberit, shpjegon platforma shkencore "Britannica".
Fenomeni s'është i rrallë, por nuk shihet në shumë raste, pasi varet shumë prej kushteve atmosferike.
Kristalet e akullit gjenden në lartësi të mëdha të atmosferës, që zakonisht kanë një distancë prej 5 deri në 10 kilometra nga Toka.
Ato formohen në re apo mbi to, për shkak të temperaturave të ulëta