Kuriozitet

Bleta me brirë djallëzorë – shkencëtarët zbulojnë “Luciferin”

luciferi

Shkencëtarët australianë kanë zbuluar një specie të re blete me brirë të vegjël – dhe i kanë dhënë një emër djallëzor që i përshtatet.

Kjo specie e re u emërua “Megachile Lucifer” dhe u gjet derisa studiuesit po vëzhgonin një lule të egër të rrallë që rritet në malet Bremer në rajonin Goldfields të Australisë, ka shkruar BBC. 

Brirët shumë të dukshëm janë vetëm te bleta femër dhe i përdor si mekanizëm mbrojtjeje, për të mbledhur polen, ose materie të tjera.

Shkencëtarja kryesore e studimit ka thënë se u inspirua për emrin pasi atë kohë po shikonte serialin “Lucifer” në Netflix.

“Bleta femër ka këta brirë të mahnitshëm në fytyrë”, ka thënë Kit Prendergast.

Sipas interpretimeve të krishterimit, Luciferi konsiderohet si engjëlli i rënë që është identifikuar me djallin.