Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Bileta fituese e mbi 550 milionë dollarëve ishte blerë online në Illinois

xhekpot bileta

Bileta fituese e xhekpotit të lotarisë “Mega Millions” në vlerë 552 milionë dollarë ishte blerë online në Illinois, raporton “CNN”. 

Fituesi ende nuk është paraqitur për ta marrë shpërblimin, ka thënë drejtori i komunikimit të Lotarisë së Illinoisit. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Xhekpoti u fitua të martën mbrëma. Fituesi mund të zgjedhë opsionin të marrë 260 milionë dollarë kesh, sipas “Mega Millions”. 

Numrat fitues ishin 19, 37, 40, 63, 69 dhe 17. Lotaria e Illinoisit ka shitur bileta online që nga viti 2012.