Kuriozitet

Arti më i vjetër ndonjëherë në shpellë, zbulohen shenja duarsh me ngjyrë

shpella

Gjurmët e duarve në muret e shpellave në një zonë të paeksploruar në Indonezi mund të jenë arti më i vjetër shkëmbor i studiuar deri tash, që daton të paktën 67,800 vjet më parë.

Gjurmët me ngjyrë të analizuara nga studiues indonezianë dhe australianë në ishullin Sulawesi u bënë duke vendosur pigment në shuplaka dhe që u vendosën më pas në muret e shpellës.

Kjo formë e artit parahistorik sugjeron se ishulli indonezian ishte shtëpia e një kulture artistike të begatë, shkroi AP. 

Indonezia njihet si vendi i vizatimeve më të hershme në botë dhe shkencëtarët kanë analizuar shumë shembuj të artit të lashtë.

Vizatime të tjera po ashtu u zbuluan në këtë ishull, përfshirë një figurë njeriu, një zog dhe kafshë të ngjashme me kuajt, të cilat u zbuluan se ishin bërë rreth 4,000 vjet më parë.