Shkrirja e akullnajave në botë është përshpejtuar dekadën e fundit, kanë thënë shkencëtarët, duke paralajmëruar se në vitet e ardhshme mund të jetë më e shpejtë se që pritej më parë dhe të rrisë nivelin e detit.
Një ekip shkencëtarësh gjetën një rritje të theksuar të shkrirjes gjatë dekadës së fundit, me rreth 36 për qind më shumë akull të humbur mes viteve 2012-2023 sesa në vitet 2000-2011.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMesatarisht, rreth 273 miliardë tonë akull shkrihen në vit, thanë ata. Akullnajat po shkrihen shpejt për shkak të temperaturave në rritje, shkroi "Index".
Shkencëtarët kanë paralajmëruar për pasoja me shkrirjen e akullnajave, pasi janë kontribuuesi i dytë më i madhi i rritjes së nivelit të detit. Rritja e nivelit të detit që i atribuohet shkrirjes së akullnajave nga viti 2000 do të thotë se pothuaj 4 milionë njerëz në botë do të preken nga përmbytjet, sipas shkencëtarëve.