Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se një 11-vjeçari i është hequr një figurë shahu që i kishte kaluar në rrugët e frymëmarrjes.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoQKUK-ja ka njoftuar të mërkurën se fëmija kishte komplikime të theksuara në frymëmarrje, derisa fillimisht ishte trajtuar në Klinikën Emergjente, e pastaj u transferua në sallën e Klinikës e Otorinolaringologjisë.
“Nga Shërbimi Klinik Emergjent, i mbështetur me oksigjeno-terapi, transferohet në sallën e Klinikës së Otorinolaringologjisë (ORL) të QKUK-së, ku edhe bëhet Trakeobronkoskopia me bronkoskop rigjid dhe arrihet të largohet trupi i huaj (figurë shahu) nga rrugët e poshtme të frymëmarrjes. Ndërhyrja ishte shumë e vështirë për shkak të dimensionit të madh të trupit të huaj dhe pozitës së tij në rrugët e frymëmarrjes”, thuhet në njoftim.
Nuk është hera e parë që QKUK-ja kryen intervenime të tilla.