Kryeministri Albin Kurti gjatë përurimit të objektit të Administratës Tatimore të Kosovës në Mitrovicë të Veriut ka thënë se institucionet e shtetit funksionojnë në shërbim të të gjithë qytetarëve pa dallim. Ai ka thënë se në veri mund të bëhet kushdo kryetar komune, por vetëm përmes zgjedhjeve dhe ligjeve të Republikës së Kosovës
Institucionet e shtetit funksionojnë në shërbim të të gjithë qytetarëve pa dallim, ka thënë kryeministri Albin Kurti, të mërkurën, pas përurimit të objektit të Agjencisë Tatimore të Kosovës në Mitrovicë të Veriut.
Kurti ka thënë se në veri të Ibrit mund të bëhet çdokush kryetar komune, por vetëm nëpërmjet zgjedhjeve dhe ligjeve të Republikës së Kosovës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ka qenë një transferim paqësor i pushtetit, që do të thotë se në komunat në veri të Ibrit mund të bëhesh kryetar komune, mund të bëhesh asamblist, mund të bëhesh drejtor, por vetëm nëpërmjet zgjedhjeve në Republikën e Kosovës”, ka thënë Kurti.
Ai i është referuar rrethanës kur të katër komunat e veriut me shumicë serbe janë drejtuar nga kryetarë shqiptarë për disa vite. Pas dorëheqjes së kryetarëve serbë, në shenjë proteste pas aksioneve për ta shtrirë kushtetutshmërinë në këtë pjesë, u mbajtën zgjedhje të cilat u bojkotuan nga serbët. Rezultati prodhoi kryetarë shqiptarë. Ata u vendosën në zyrë, pavarësisht protestave të dhunshme të serbëve. Kryetarët serbë u rivendosën, tek pas zgjedhjeve të fundit lokale.
Kurti ka thënë se Qeveria që udhëheq po punon për barazi dhe sundim të ligjit për të gjithë qytetarët.
“Ne punojmë për të gjithë qytetarët. Unë nuk jam mbi ligjin. Koha para Qeverisë sonë nuk ka qenë normale. Nuk them se tani është gjithçka normale, por them se gjithçka po normalizohet. Kjo sepse ligji nuk është ai që e ndan shoqërinë në ata që nuk janë të mbrojtur dhe në ata që askush nuk guxon t’i prekë. Mirëpo e bashkon shoqërinë me bashkim dhe barazi. Nuk mund ta jepni asnjë shembull ku organet e pushtetit: Policia e Kosovës, e tani edhe administrate tatimore nuk u shërbejnë të gjithëve njëjtë dhe profesionalisht”, ka thënë kryeministri Kurti.
I pyetur nëse ka vizituar kryetarin e Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviq, kryeministri Kurti ka thënë se ende nuk e ka bërë, porse do ta kenë mundësinë të takohen.