Në mbledhjen e 54-të të Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje kryeministri Albin Kurti, njëherësh kryetar i kësaj partie, ka shprehur kritika ndaj institucioneve të drejtësisë për rastin e sulmit terrorist në Banjskë, por edhe për trajtimin e rasteve të dhunës në familje. Një mesazh ua dha edhe aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje për pjesëmarrje në zgjedhjet evropiane, meqë, siç tha, Kontinenti Evropian është i kërcënuar prej agresionit rus.
Kritika ndaj institucioneve të drejtësisë e thirrje për diasporën ka adresuar kryeministri Albin Kurti, njëherësh kryetar i partisë në pushtet, si për rastin e sulmit terrorist në Banjskë, ashtu edhe për rastet e dhunës ndaj grave.
Në fjalimin e tij në Këshillin e Përgjithshëm të VV-së, ai tha se Prokuroria nuk ka ngritur ende aktakuzë për një ndër përgjegjësit kryesorë ndaj sulmit terrorist të shtatorit të vitit të kaluar në Bnjskë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo “Sot po hymë në javën e 30-të prej kur kryekrimineli Milan Radoiçiq, i sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Mbretëria e Bashkuar, ende nuk ka aktakuzë nga Prokuroria e Shtetit për sulmin terrorist në të cilin u vra rreshteri Afrim Bunjaku, sulm terrorist për të cilin ai pranoi publikisht pjesëmarrjen dhe autorësinë. Edhe java e tretë po të ishte pa aktakuzë do të duhej të problematizohej, lëre më java e 30 në të cilën hyjmë sot”, ka thënë Kurti.
Kurti kërkoi edhe sensibilizim shoqëror, meqë tha se nuk ka kuptim që një shoqëri që ka qenë viktimë e gjenocidit të Serbisë, përfshirë dhunën seksuale, të ushtrojë dhunë ndaj grave.
“Kemi nevojë që sistemi i drejtësisë t’i bëjë prioritet trajtimin e rasteve të dhunës në baza gjinore dhe të japë dënime meritore për kriminelët. Ne të cilët kemi vuajtur e humbur kaq shumë, ne që jemi një popull kundër së cilit është kryer gjenocid dhe ku përdhunimi seksual ka qenë armë lufte kundër popullit tonë e për robërimin e vendit tonë do të duhej që të kemi dyfish më shumë përgjegjësi, ndjeshmëri e vetëdije për barazinë gjinore dhe nevojën për t’i mbrojtur gratë dhe vajzat”, ka deklaruar tutje ai.
Mobilizim kërkoi për ta ndihmuar regjistrimin e popullsisë, ku i bëri thirrje të veçantë diasporës që të regjistrohet online përmes e-Diaspora.
Bashkatdhetarëve u kërkoi edhe pjesëmarrje masive në zgjedhjet evropiane e votim të socialdemokratëve, meqë, sipas tij, këto zgjedhje janë përcaktuese edhe për sigurinë në Kontinentin Evropian.