Për mbështetje të Kosovës në aspiratat e saj për anëtarësim në NATO është zotuar ministri malazias i Mbrojtjes, Rashko Konjeviq, gjatë vizitës në Kosovë. Me homologun e tij, Armend Mehaj, ai ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për rritjen e kapaciteteve për emergjenca dhe për shkëmbimin e përvoja në ngritjen profesionale të kuadrove
Mali i Zi do ta mbështesë Kosovën në rrugën drejt anëtarësimit në NATO, ka premtuar ministri malazias i Mbrojtjes, Rashko Konjeviq, gjatë qëndrimit në Prishtinë. Ai është pritur të premten me ceremoni shtetërore nga ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj. Të dy ministrat nënshkruan edhe marrëveshjen për emergjenca dhe kuadro.
“Bashkëpunimi do të shtrihet në shkëmbimin e përvojave profesionale sa u përket kuadrove tona akademike, specialistike e deri tek angazhimi në mbështetje reciproke me kapacitete operacionale, në rast të emergjencave, që është e domosdoshme për të dyja shtetet, por edhe në rajon. Thellimi i vazhdimit të këtij bashkëpunimi do të lehtësojë edhe efektivitetin, por edhe kërcënimet, që janë njëjta për të dyja shtetet, por edhe rajonin dhe rreziqet që prekin mjedisin e sigurisë rajonale”, ka thënë Mehaj gjatë prezantimit të memorandumit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMinistri Konjeviq ka thënë se nëpërmjet kësaj vizite po çon mesazh në Mal të Zi për miqësinë me Kosovën dhe për vizionin e përbashkët si vende që duan të jenë edhe pjesë e NATO-s edhe BE-së.
“Ne besojmë se nëpërmjet këtij lloji të bashkëpunimit rajonal do të vendoset një bashkëpunim shtesë, do të thosha, politik dhe i sigurisë dhe të dërgohet një mesazh diku nga Mali i Zi, Kosova dhe vendet e tjera të rajonit, se cili është thelbi dhe çfarë do të thosha është një vizion i përbashkët, që ky rajon të jetë pjesë e Bashkimit Evropian... dhe vizionin e përbashkët si vende që aspirojnë anëtarësim në BE”, ka thënë Konjeviq.
Mali i Zi është bërë pjesë e NATO-s në vitin 2017.