Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
LAJMET E MBRËMJES

Havolli deklaron pas shkarkimit se "kryetari Rama ra në ndikim të PDK-së”

Perparim Rama dhe Sokol Havolli

Ish-drejtori i Drejtorisë së Investimeve Kapitale në Komunën e Prishtinës, Sokol Havolli, ka deklaruar se është shkarkuar nga pozita siç ka thënë, shkaku i afrimit të Ramës me Partinë Demokratike të Kosovës. Havolli pas shkarkimit thotë se për këtë hap është njoftuar të enjten gjatë një takimi nga kryetari Rama.

Mospajtimeve mes kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, me kryetarin e Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, u ka dhënë vulë ky i fundit më riformatimin e kabinetit të kryeqytetit.  

Rama ka njoftuar se ka emëruar në pozitën e drejtoreshës së Investimeve Kapitale, Zyhrije Pllana, pozitë të cilën deri tash e ka mbajtur Sokol Havolli.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në njoftim Rama thotë se Pllana ka qenë pjesë e proceseve kyçe institucionale.

“Me një përvojë të gjatë dhe të dëshmuar në kryeqytet, znj. Pllana ka qenë pjesë e proceseve kyçe institucionale, duke kontribuuar me profesionalizëm, përkushtim dhe integritet në shërbim të qytetarëve. Shprehim mirënjohje dhe besim të plotë në aftësitë e saj për të udhëhequr me sukses investimet kapitale dhe për të avancuar projektet me rëndësi strategjike", ka njoftuar Rama në Facebook. 

Ish-drejtori i Drejtorisë së Investimeve Kapitale në Komunën e Prishtinës, Sokol Havolli, ka deklaruar se është shkarkuar nga pozita siç ka thënë, shkaku i afrimit të Ramës me Partinë Demokratike të Kosovës.

Havolli ka bërë të ditur se vendimi i është komunikuar gjatë një takimi të enjten, ku, sipas tij, Rama i kishte thënë se po planifikonte të bënte disa ndryshime në ekip.

“Unë e përfaqësoj LDK-në dhe normal që ato skena për mua janë të pakëndshme për t’i parë e sidomos për kryetarin e kryeqytetit, për të cilin LDK-ja ka dhënë shumë dhe ka punuar shumë. Kështu që në këtë drejtim për mua nuk ka fare rëndësi veprimi i tij, por fatkeqësisht kryetari nuk e di për çfarë arsye ka rënë nën ndikim të PDK-së", tha Havolli. 

Rama gjithashtu gjatë të hënës ka emëruar edhe Pëllumb Bajçinovcin në pozitën e drejtorit të Mobilitetit.

Rama ka thënë se Bajçinovci ka qenë pjesë aktive e proceseve vendimmarrëse, duke kontribuuar në fusha si zhvillimi urban, rinia, sporti dhe kultura.