Me 8 vjet burgim është dënuar Çaslav Joliq, i akuzuar për krime lufte ndaj popullsisë civile shqiptare. Ish-policin e Serbisë, Gjykata Themelore në Prishtinë, të hënën, e ka gjetur fajtor për torturë, shkaktim të vuajtjeve e cenim të integritetit trupor e shëndetësor. Pala e akuzuar ka paralajmëruar ankesë në Apel
Ish-policin serb Çaslav Joliq, i akuzuar për krime lufte ndaj civilëve shqiptarë, Gjykata Themelore në Prishtinë e ka shpallur fajtor të hënën dhe i ka shqiptuar dënim prej 8 vjetësh burgim, ku do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim nga qershori i vitit 2022.
Joliqin, Prokuroria e bën përgjegjës për torturim, shkaktim të vuajtjeve të mëdha e cenim të integritetit trupor e shëndetësor ndaj disa shqiptarëve të Komunës së Istogut. Ndër viktimat, sipas Prokurorisë, është edhe Nexhmedin Curri.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Personi me pseudonimin Joliqi e kishte nxjerrë nga vetura të dëmtuarin duke e goditur me kondak të armës automatike dhe atë e ka tërhequr zvarrë duke e dërguar në një lokal aty afër dhe ka vazhduar dule e rrah derisa kanë ndërhyrë disa policë të tjerë”, tha kryetari i trupit gjykues, Musa Konxheli.
Curri, që ishte dëshmitar në këtë çështje, pas seancës tha se ndonëse nuk është i kënaqur me lartësinë e dënimit, mjafton që dikush po dënohet për atë që u ka ngjarë atij dhe shumë të tjerëve.
“Nuk është i mjaftueshëm por prapë u bë diçka. Drejtësia shkon në vend, kush ka kryer krime, dihet. Ne fqinj kemi qenë, është dashur t’i mendoj këto që vjen koha jo vetëm e tij por edhe koha ime. Të një katundi kemi qenë, të Kosovës kemi qenë, Serbi nuk mund të bëhet Kosova”, tha dëshmitari Curri.
E avokati i Joliqit, Miodrag Brkljaq, u shpreh se nuk ka pasur prova të mjaftueshme për ta dënuar klientin e tij. Paralajmëroi ankesë në Apel.
“Unë mendoj dhe jam i bindur se në këtë lëndë nuk ka prova bindëse që të nxirret përfundimi se Casalv Joliq ka kryer veprën penale për të cilën akuzohet. Ky aktgjykim jo vetëm që është i kundërligjshëm, por është në njëfarë mënyre ‘gjynah’, siç thotë populli”, tha Brkljaq.
Sipas aktgjykimit, palët e pakënaqura kanë 30 ditë kohë për të paraqitur ankesë.