Zyrtarët e Bashkimit Evropian kanë thënë se masat ndaj Serbisë janë të mundshme pasi të vërtetohet se ky shtet ka pasur lidhje me sulmet e 24 shtatorit.
E zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, i ka bërë ftesë Serbisë që të bashkëpunojë pa parakushte në hetimin për të zbardhur të gjitha rrethanat e sulmit. Stano ka thënë se të gjithë duhet të bashkëpunojnë, kur është pyetur për deklaratën e Vuçiqit se Serbia nuk do ta ekstradojë Radoiçiqin në Kosovë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë BE, po ashtu, kanë kërkuar nga të dyja vendet që t’i kthehen dialogut.