Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Zbulimi i linguistit: Shakespeare luajti në shfaqjen e vitit 1598

Shakespeare

Darren Freebury-Jones ka gjetur ngjashmëri frazash midis “Every Man in His Humour” dhe veprave si “Othello” dhe “Hamleti”

William Shakespearei ka qenë aktor, dramaturgu më i madh i të gjitha kohëve, por askush deri më tash nuk ka mundur të fliste me siguri për ndonjë rol që ka luajtur ai. Tash linguisti Darren Freebury-Jones ka dalë me fakte të reja se si gjeniu i dramës huazoi dhe u ndikua nga të tjerët

William Shakespeare ka luajtur në shfaqjen e Ben Johnsonit të vitit 1598, ka zbuluar Darren Freebury-Jones, njeri prej njohësve më të shquar të veprës së tij, bazuar në analizën e tij linguistike. 

Freebury-Jones ka konstatuar se ka hasur në “ngjashmëri të theksueshme midis veprës së Johnsononit “Every Man in His Humour” dhe veprave të mëvonshme të Shakespeareit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

William Shakespearei ka qenë aktor, dramaturgu më i madh i të gjitha kohëve, por askush deri më tash nuk ka mundur të fliste me siguri për ndonjë rol që ka luajtur ai, ka shkruar “The Guardian”. Freebury-Jones, i cili ligjëron për dramat e dramaturgut të madh në “Shakespeare Birthplace Trust” në Stratford, ka gjetur ngjashmëri frazash midis “Every Man in His Humour” dhe veprave si “Othello” dhe “Hamleti”. 
“Por Shakespeare si gjeni merr puplat e dramaturgut tjetër dhe i shndërron në fazan“, ka thënë Freebury-Jones.

Sipas tij, dihet që Shakespeare ka luajtur në dramat e tij, por nuk ka dëshmi se për cilat role bëhet fjalë.

“Ka gojëdhëna që e lidhin atë me rolin e shpirtit të babait të Hamletit dhe plakut Adam në shfaqjen ‘As You Like It’”, ka thënë Freebury-Jones.

Gjetjet e tij ky linguist do t’i bëjë publike në librin 

“Shakespeare’s Borrowed Feathers: How Early Modern Playwrights Shaped the World’s Greatest Writer”, që do të botohet në tetor. Në libër analizohen raportet e Shakespeareit me dramaturgë të tjerë, ndikimet dhe bashkëpunimet e tij.