Terence Stamp u bë një figurë magjepsëse e kinemasë britanike në dekadën e saj më të flaktë, duke marrë role të mëdha në filmat e hershëm si “Billy Budd” dhe “The Collector” të autorëve Peter Ustinov dhe William Wyler. Karriera e tij në vitet ’60 pati ulje-ngritje. Ai humbi rolin e James Bond përballë Sean Conneryt dhe u zëvendësua nga David Hemmings në “Blow-Up” të Michelangelo Antonionit. Megjithatë, luajti përkrah Monica Vitti në “Modesty Blaise” të Joseph Loseyt, u shfaq në debutimin tronditës të Ken Loach Poor Cow, dhe luajti me ish-të dashurën e tij “Julie Christie” në ekranizimin e “Far from the Madding Crowd” nga Thomas Hardy
Terence Stamp, një nga figurat më të shquara të kinemasë britanike të viteve ’60, i cili kishte një rikthim nga fundi i viteve ’70 si aktor në filma si “Superman: The Movie”, “The Adventures of Priscilla”, “Queen of the Desert” dhe “The Limey”, ka vdekur në moshën 87-vjeçare.
Familja e tij njoftoi nëpërmjet një deklarate se ai vdiq të dielën në mëngjes.
“Ai la pas një trashëgimi të jashtëzakonshme, si aktor edhe si shkrimtar, që do të vazhdojë të frymëzojë njerëz për shumë vjet”, shkruhet në njoftim. “Në këtë kohë të trishtë, ju lutemi për respektimin e privatësisë”.
Regjisori Stephen Frears, që punoi me Stamp në filmin “The Hit” më 1984, tha: “Ishte një njeri i mrekullueshëm dhe një aktor i madh. Ishte një nder ta kisha në film”.
Stamp u bë një figurë magjepsëse e kinemasë britanike në dekadën e saj më të flaktë, duke marrë role të mëdha në filmat e hershëm si “Billy Budd” dhe “The Collector” të autorëve Peter Ustinov dhe William Wyler.
Lidhja e tij me modelen Jean Shrimpton në mesin e viteve ’60 e bëri çiftin një nga fytyrat kryesore të epokës. Stamp u bë një nga njerëzit më të fotografuar të kohës dhe pjesë e brezit të ri të aktorëve e muzikantëve të klasës punëtore që ngritën Britaninë në krye të industrisë së argëtimit.
I lindur në Stepney, në lindje të Londrës, ai u rrit si djalë i një punëtori në Plaistow dhe fitoi një bursë për në shkollën e artit dramatik. Vëllai i tij Chris u bë gjithashtu figurë e njohur, si menaxher i grupeve muzikore “The Who” dhe të famshmit Jimi Hendrix.
Gjatë një turneu teatror, Stamp njohu dhe më pas ndau një apartament me aktorin në ngjitje Michael Caine, të cilin e quante më vonë “gurun” e tij.
Roli i tij i parë i madh në ekran ishte në “Billy Budd” (1962), që i solli një nominim për “Oscar” si aktori më i mirë dytësor. Kjo ia hapi rrugën drejt Hollywoodit, ku mori rolin kryesor në ekranizimin e “Wyler” të romanit “The Collector” (1965).
Karriera e tij në vitet ’60 pati ulje-ngritje. Ai humbi rolin e James Bond përballë Sean Conneryt dhe u zëvendësua nga David Hemmings në “Blow-Up” të Michelangelo Antonionit. Megjithatë, luajti përkrah Monica Vitti në “Modesty Blaise” të Joseph Loseyt, u shfaq në debutimin tronditës të Ken Loach Poor Cow, dhe luajti me ish-të dashurën e tij “Julie Christie” në ekranizimin e “Far from the Madding Crowd” nga Thomas Hardy.
Në vitin 1968, Stamp u shfaq në dy filma të regjisorëve italianë. Federico Fellini e përfshiu në “Spirits of the Dead”, ndërsa Pier Paolo Pasolini ia dha rolin kryesor në kryeveprën alegorike “Theorem”. Stamp kujtonte: “Pasolini më tha: ‘Vjen një i huaj, bën dashuri me të gjithë dhe largohet. Ky është roli yt.’ I thashë: ‘Unë mund ta bëj këtë!’”.
Në fund të viteve ’60, profili i tij ra ndjeshëm dhe angazhimet iu pakësuan.
“Ishte një mister për mua. Isha në kulmin tim. Kur përfunduan vitet ’60, thjesht u mbylla bashkë me to”, tregonte tha ai. “Mbaj mend agjentin tim që më thoshte: ‘Të gjithë po kërkojnë një Terence Stamp të ri’… Nuk mund ta besoja”.
Ai shkoi në Indi dhe qëndroi atje derisa iu ofrua roli i gjeneralit Zod, antagonisti i “Superman: The Movie” dhe “Superman II”, të cilët u xhiruan njëri pas tjetrit.
Më pas pranoi se kishte mësuar të mos e shihte më veten si aktor kryesor.
“Kisha ndryshuar brenda vetes. Nuk e shihja më veten si yll kryesor. Ky transformim më lejoi ta pranoja rolin e të keqit, pa u ndier i turpëruar apo i dëshpëruar. Vendosa që isha aktor karakteri”.
Në vitet ’80 u rikthye në kinemanë britanike me “The Hit”, përballë John Hurt dhe Tim Roth, dhe pati një rol të shkurtër si djalli në filmin horror të Neil Jordan, “The Company of Wolves”. Më vonë mori role të sigurta në Hollywood me projekte më të guximshme. Në vitin 1994 u vlerësua për interpretimin e tij si Bernadette Bassenger, një artiste kabareje trans, në “The Adventures of Priscilla, Queen of the Desert”, duke fituar nominime për “Bafta” dhe “Golden Globe”. Më pas mori rolin kryesor te filmi i Steven Soderbergh, “The Limey”.
Në dekadat pasuese interesimi për punën e tij të hershme e solli sërish në qendër të vëmendjes, me role në “Star Wars: Episode I – The Phantom Menace”, “Wanted” dhe “The Adjustment Bureau”, si dhe përballë Vanessa Redgrave në filmin britanik “Song for Marion”. Së fundmi u shfaq në “Big Eyes” dhe “Miss Peregrine’s Home for Peculiar Children” të Tim Burton, ndërsa roli i tij i fundit në kinema ishte në “Last Night in Soho” të Edgar Wright.
Megjithëse pati disa lidhje të bujshme, përfshirë me Christie dhe Shrimpton, Stamp u martua vetëm një herë, më 2002, me Elizabeth O’Rourke. Ata u divorcuan në vitin 2008.