AFP – Aktorja franko-italiane Claudia Cardinale, një legjendë e kinemasë së viteve 1960, ka vdekur të martën moshën 87-vjeçare pranë fëmijëve të saj në Nemours, pranë Parisit, ku jetonte, ka njoftuar agjenti i saj.
E lindur në Tunis, Claudia Cardinale punoi me më të mëdhenjtë, përfshirë Luchino Viscontin, Federico Fellinin, Richard Brooks, Henri Verneuilin dhe Sergio Leonen.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ajo na lë trashëgiminë e një gruaje të lirë dhe të frymëzuar, si në karrierën e saj si grua ashtu edhe si artiste”, citohet të ketë thënë agjenti i saj, Laurent Savry në një mesazh dërguar AFP-së.
Ashtu si shumë yje të tjera italiane të filmit, hyrja e Claudia Cardinales në këtë botë ndodhi nëpërmjet një konkursi bukurie.
Ajo ishte 17 vjeçe dhe studionte në Romë kur mori pjesë në një konkurs bukurie, i cili rezultoi në marrjen e një sërë rolesh të vogla në filma.
Interpretimet e saj të grave siciliane e bënë të dallohej nga producentët italianë, dhe kombinimi i bukurisë së saj, syve të errët e vezullues, seksualitetit shpërthyes dhe talentit të vërtetë në aktrim praktikisht i garantuan famën.
Filmat më të mirë dhe më të famshëm të Claudia Cardinale përfshijnë klasikët italianë si:”Rocco and His Brothers” (1960) dhe ”Leopardi” (1963) i Luchino Viscontit, filmin surrral ”8½” (1963) të Federico Fellinit dhe filmin epik perëndimor ”Once Upon a Time in the West” (1968) të Sergio Leones.
Vepra të tjera të vlerësuara dhe role të njohura përfshijnë paraqitjen e saj në komedinë e spiunazhit ”The Pink Panther” (1963) dhe filmin sfidues ”Fitzcarraldo” (1982) të Werner Herzog.
“Monument i kinemasë së viteve ’60” e ka cilësuar gazeta italiane “Corriere della Sera”.
“Seks-simbol dhe mbi të gjitha aktore e jashtëzakonshme që bëri historinë e kinemasë, Claudia Cardinale ishte diva që nuk e merrte veten seriozisht. Ajo ishte aq e talentuar dhe e fortë sa priste të bëhej shaka në televizion, në kohën e filmit bardhezi, në skenën ku binte në sy duke pretenduar se dinte të luante të gjitha instrumentet e orkestrës ose duke pranuar propozimin e Alberto Moravias që donte ta intervistonte ‘si një objekt’”, ka shkruar kjo gazetë.