Përderisa në Kuvendin e Shqipërisë fjala cirk shpesh përmendet në kontekstin e përqeshjes së institucionit legjislativ duke i përshkruar seancat si shfaqje cirku, Qeveria synon që shteti ta fuqizojë një tjetër institucion: Cirkun Kombëtar.
Këtë vit shënohet 65-vjetori i themelimit të Cirkut Kombëtar. Të shtunën ky institucion për të shënuar Ditën Botërore të Cirkut në Amfiteatrin e Tiranës dha shfaqje në shenjë simbolike. Dita Botërore e Cirkut është një ditë e veçantë për të festuar artin dhe kulturën e cirkut dhe kjo u shënua me një shfaqje për fëmijë e të rritur, ku disiplina të ndryshme të artit të cirkut u bënë bashkë për të zbavitur audiencën. Midis të ftuarve ishte edhe akrobatja ukrainase, Dyana Yarova.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMinistri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, ka thënë të dielën se sfida e tyre është për t’ia kthyer Cirkut lavdinë dhe shkëlqimin e dikurshëm.
Ministri Gonxhja, derisa ka ndarë në rrjetet sociale momente nga shfaqja dhe performanca e akrobatëve shqiptarë, ka thënë se Cirku është një hapësirë ku shkëputesh nga realiteti, duke u bërë pjesë e një bote të imagjinatës pa kufij.
“Ky vit shënon 65-vjetorin e Cirkut Kombëtar, i vetmi në Ballkan për llojin e tij, çka na sjell para një sfide të vështirë, për t’ia kthyer Cirkut lavdinë dhe shkëlqimin e dikurshëm, në një hapësirë ku fëmijët dhe të rriturit mund të shkëputen nga realiteti dhe të bëhen pjesë e një bote të imagjinatës pa kufij”, shkroi Gonxhja. Në Ditën Botërore të Cirkut, ministri Gonxhja shprehu mirënjohje për artistët e cirkut dhe emocionet magjike që kanë përcjellë përmes performacës së tyre.
“Shprehim mirënjohjen tonë për të gjithë artistët e mrekullueshëm, për çdo emocion dhe të qeshurat pafund që ata kanë dhuruar ndër vite, duke e bërë cirkun një nga format e artit më të dashura për të gjithë”, ka shkruar ministri Gonxhja.