Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Serbët në Graçanicë e cilësojnë shkrimtarin austriak apostull të së vërtetës

Aty ku një dekadë më parë i ishte dorëzuar “Kryqi i Princ Llazarit”, çmimi tradicional i ngjarjes poetike për Vidovdan, shkrimtari austriak Peter Handke është cilësuar apostull i së vërtetës për serbët e për Serbinë.

Të martën, më shumë se 100 veta janë mbledhur në Shtëpinë e Kulturës në Graçanicë, në një akademi solemne, pak orë para asaj në Stockholm, ku i është dhënë “Nobeli” për letërsi ashtu sikurse edhe laureates së vitit të kaluar, shkrimtares polake Olga Tokarczuk.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Peshkopi Teodosije ka zbritur nga vetura fiks në orën 13:00, krahas obeliskut “MISSING” të artistit Goran Stojçetoviq, në oborrin e objektit kulturor, dedikim për serbët e zhdukur, peshkopi i Rashkë-Prizrenit fillimisht është takuar në një nga hapësirat e objektit me ata që e kanë organizuar akademinë. Me 25 minuta vonesë ka nisur ngjarja në skenën, ku pjesë e rekuizitave ishin veprat e Handkes të përkthyera në serbisht e dy flamuj të Serbisë në dy skaje. Prapavija gjatë gjithë kohës është mbuluar me fotografi të vizitave të shkrimtarit austriak në Kosovën e pasluftës. Në ceremoninë e organizuar nga Shtëpia e Kulturës në Graçanicë, institucioni kulturor “Matica Srpska” në Novi-Sad, Biblioteka Kombëtare në Graçanicë e Teatri Kombëtar Serb në Novi-Sad, Handke është vlerësuar si alamet shkrimtari e mbrojtës i së drejtave të serbëve.

Por, për dallim nga serbët në Graçanicë, përfaqësuesit diplomatikë të Kosovës, Shqipërisë, Bosnjë-Hercegovinës, Kroacisë, Maqedonisë, Turqisë e Afganistanit kanë bojkotuar ceremoninë e çmimit “Nobel” në Stokholm. Në Graçanicë përkrahësi i politikës së Slobodan Milosheviqit është portretizuar si shkrimtar i madh që vizitonte shpesh serbët, të cilët kishin mbetur të jetonin në Kosovë/Shaban Maxharraj.

(Gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”)