Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Restaurohet Muzeu Etnografik i Beratit, ekspozita drejt rikonceptimit

Rihapja në verën e vitit 2026 e Muzeut Etnografik të Beratit pritet të shënojë një moment të rëndësishëm për trashëgiminë kulturore të qytetit

Rihapja në verën e vitit 2026 e Muzeut Etnografik të Beratit pritet të shënojë një moment të rëndësishëm për trashëgiminë kulturore të qytetit

Restaurimi u krye falë një financimi të Fondeve të Bashkimit Evropian fituar nga Këshilli i Qarkut Berat, duke vlerësuar investimin që i ka dhënë një dimension të ri prezantimit të trashëgimisë qytetare dhe duke theksuar rolin e muzeut në forcimin e profilit kulturor e turistik të Beratit. I hapur në vitin 1979 dhe i vendosur në banesën monumentale “Llavda”, muzeu ruan rreth një mijë e 300 artefakte që dëshmojnë mënyrën e jetesës, mjeshtërive dhe kulturës qytetare ndër shekuj.

Ka përfunduar restaurimi i Muzeut Etnografik të Beratit dhe tash po punohet për rimuzealizimin e hapjen për publikun.

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, i shoqëruar nga kryetari i Bashkisë Berat, Ervin Ceca dhe ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo kanë vizituar ambientet e restauruara të Muzeut, monumentit të rëndësishëm të kulturës shqiptare.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Restaurimi u krye falë një financimi të Fondeve të Bashkimit Evropian, fituar nga Këshilli i Qarkut Berat, duke vlerësuar investimin që i ka dhënë një dimension të ri prezantimit të trashëgimisë qytetare dhe duke theksuar rolin e muzeut në forcimin e profilit kulturor e turistik të Beratit.

I hapur në vitin 1979 dhe i vendosur në banesën monumentale “Llavda”, muzeu ruan rreth një mijë e 300 artefakte që dëshmojnë mënyrën e jetesës, mjeshtërive dhe kulturës qytetare ndër shekuj.

Rihapja në verën e vitit 2026 e Muzeut Etnografik të Beratit pritet të shënojë një moment të rëndësishëm për trashëgiminë kulturore të qytetit, duke rikthyer në jetë një pasuri të çmuar të vendosur në këtë banesë monument kulture e kategorisë së parë. Qendra Muzeore Berat dhe Drejtorinë Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Berat, nën kujdesin e Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit, po punojnë për rimuzealizimin e hapjen për publikun.

Muzeu i ishte nënshtruar restaurimit të plotë në qershor të 2023-s. Ky muze ka një koleksion të pasur objektesh dhe është dëshmi e rëndësishme e kulturës, traditës interesante e të pasur të trevës së Beratit.

Sipas të dhënave për Muzeun, në katin përdhes gjendet një rrugicë e improvizuar e pazarit mesjetar ku paraqitet nëpërmjet objekteve të ekspozuara, zeje përfaqësuese dhe më të zhvilluara të trevës; qëndistarinë, argjendarinë, punimin e bakrit dhe veshje e zbukurime që flasin për nivelin aristokratik të jetës së shtresave të mesme e të pasura qytetare. Në pjesën e hapur të hajatit prezantohen zeje që ushtroheshin në kushtet e shtëpisë për nevoja familjare. Hajati lidhet në mënyrë të natyrshme me pusin dhe oborrin ku janë të ekspozuara objekte gurgdhendje dhe qeramike. 

Në katin e sipërm në mjediset e dhomave të banesës paraqitet mënyra e jetesës, organizimi, traditat e zakonet në një familje qytetare të pasur në Mesjetën e Vonë. Muzeu përfshin edhe çardakun, dhomën e punës e odën e miqve. 

Muzeu Etnografik ndodhet në zonën e mbrojtur shumë pranë qendrës historike. Ka dy kate me çardak në një krah,  ndërtuar në fillim të shekullit XVIII. Vëmendje kryesore në këtë objekt u kushtohet mjediseve të hapura të hajatit që zë tërësisht katin përdhes dhe çardakut në katin e sipërm i cili komunikon me të gjitha dhomat që shërbenin për të qëndruar, punuar, gatim, ngrënie, fjetje.