Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Projektohet zgjerimi i minibibliotekave edhe në gjashtë qytete

Në dy muajt e fundit të vitit, kryeqyteti është bërë me 12 minibiblioteka. E fundit është vendosur të enjten në sheshin “Ibrahim Rugova”.

Synimi i gjithë kësaj pune është që të nxitet leximi. Me gjithë disa prej sulmeve që kanë pasur minibibliotekat – me gjuajtje me vezë, thyerje e xhamash e vjedhje librash – implementuesit e këtij projekti s’janë ndalur në konkretizimin e nismës duke vazhduar, “derisa rrënuesit të bëhen lexues”, shkruan sot Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në eventin përmbyllës të fundvitit, “Hyjnesha n’libër” dedikuar minibibliotekave, të enjten, është festuar suksesi e po aty është shpalosur plani për vitin që po vjen.

Mirëmbajtja e atyre që janë inauguruar në Prishtinë është njëra pjesë. Por projekti do të zgjerohet. Edhe gjashtë qytete të tjera do të bëhen me minibiblioteka. Në Prizren, Gjakovë, Pejë, Mitrovicë, Gjilan dhe Ferizaj do të vendosen nga dy sosh.

Ishte lagjja “Dardania” në kryeqytet, e cila në ditën e 5 nëntorit u bë e para me minibibliotekë....(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)