Prizreni është nikoqiri i edicionit jubilar të Konferencës Mbarëkombëtare të Arkivistikës. Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave e Shqipërisë në bashkëpunim me Agjencinë Shtetërore të Arkivave të Kosovës do të zhvillojë më 12-13 qershor edicionin e saj të dhjetë.
Sipas njoftimit, sikurse çdo vit, konferenca do të zhvillohet në një vatër të shqiptarisë, për të bashkëndarë rezultatet dhe për të koordinuar veprimtarinë arkivore në rang kombëtar. Pas Prishtinës, Shkupit, Sarandës, Tuzit, Boletinit, Manastirit, Elbasanit dhe Shën Mitrit, Prizreni do të jetë ndalesa e radhës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDrejtoria e Përgjithshme e Arkivave ka ftuar të gjithë të interesuarit, nëpunës dhe profesionistë të fushës së arkivistikës, të aplikojnë duke dërguar abstraktet në adresën botime.arkiva.gov.al deri më datë 5 prill. “DPA dhe ASHAK tejkalojnë kufijtë shtetërorë, duke vepruar të unifikuara për të ruajtur, administruar, përpunuar dhe shërbyer dokumentacionin e kombit shqiptar”, shkruhet në njoftim.
Ftesa për pjesëmarrje në konferencë u drejtohet edhe institucioneve që ruajnë dokumente, si dhe atyre që ndërveprojnë me ruajtjen dhe promovimin e kujtesës historike dhe kulturore. Meqenëse ky vit përkon me 75-vjetorin e themelimit të Arkivit të Kosovës, kjo ngjarje jubilare do të jetë në boshtin tematik të konferencës.
Materialet e paraqitura prej kumtuesve do të kurorëzohen me botimin e të vetmes revistë në fushën e arkivave anekënd trojeve, “Arkivat Shqiptare”.