Prishtinë, 27 nëntor – Edicioni i parë i festivalit të baterive në Prishtinë “Prishtina Drum Festival” bëri bashkë tre bateristë të njohur të vendit: Teoman Ukçën, Violand Shabanin dhe Valon Berishën. Koncerti që hapi këtë festivali njëditor nisi me hip-hop, kaloi në death metal e u përmbyll me fusion-funk. Zotësia që bateristët kanë treguar ka marrë me vete publikun në këtë xhiro, duke mos bërë që të vërehet ndryshimi në mes të zhanreve.
“Prishtina Drum Festival”, që u mbajt në “Kino Armata” të hënën mbrëma, u përmbyll me një performancë të përbashkët të tre bateristëve. Organizatorët planifikojnë ta vazhdojnë edhe viteve në vazhdim, në mënyrë që të eliminojnë hapësirën e krijuar në mes të gjeneratave të bateristëve në vend, por edhe për ta promovuar këtë instrument.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBateristi që e nisi këtë koncert, e njëkohësisht edhe rrugëtimin e Festivalit me të ri në kryeqytet, ishte Valon Berisha. Solli një kombinim të muzikës me DJ e pastaj kaloi te përcjellja me bateri e këngëve të transmetuara në sfond si “Prishtinali jom” nga 2po2, “Bloodah” nga Dafina Zeqiri e “Bye Bye”, bashkëpunimi i saj i fundit me Tayna. Performancën e tij solo e përmbylli me këngë nga BimBima si “038” e “Jeta është e shkurtë”.
Kur Violand Shabani zuri vend në bateritë e tij, me “death-metal” pushtoi “Kino Armatën”. Shabani solli katër këngë “Arch Of Gods” dhe “Thy Warrior” që bendi kosovar “Land of Confusion” i ka publikuar, si dhe dy këngë të tjera po ashtu nga ky grup, “Obscured” dhe “Bane”, që publiku i dëgjoi për herë të parë.
Bateristi Teoman Ukça ishte i fundit që u paraqit në skenë. Ndryshoi përsëri zhanri duke sjellë disa sete nga fusion - funk. Ukça, i cili është edhe mësues i baterive, këtë zanat ua kishte mësuar edhe Berishës e Shabanit.
Granit Paçarada, i cili është baterist i grupit “Offchestra” dhe “Gipsy Groove”, ka thënë se ky festival është gjëja më e mirë që i ka ndodhur Prishtinës kohëve të fundit.
(Gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”)