Unioni Evropian i Transmetuesve (EBU) ka kërcënuar transmetuesin spanjoll RTVE me gjobë nëse komentuesit e garës evropiane të këngës përsërisin deklaratat që kanë bërë për luftën në Gazë, siç kishin bërë të enjten.
Gjatë gjysmëfinaleve, komentatorët Julia Varela dhe Tony Aguilar kanë përmendur viktimat e luftës dhe kanë bërë thirrje për diskutim për pjesëmarrjen e Izraelit në “Eurovision”. Kjo çoi në ankesë nga transmetuesi izraelit KAN tek transmetuesit evropianë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“El Pais” tani ka raportuar se të premten EBU-ja i ka dërguar letër delegacionit spanjoll për penallti të mundshme.
Dy komentatorët në gjysmëfinale kishin kujtuar një thirrje që RTVE-ja ia kishte bërë një muaj më herët EBU-së për të diskutuar për pjesëmarrjen e Izraelit sivjet. Të dy kishin përmendur faktin se mbi 50 mijë civilë palestinezë janë vrarë nga Izraeli në luftën në Gazë, nga të cilët më shumë se 15 mijë janë fëmijë, sipas të dhënave të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.
Siç ka njoftuar RTVE zyrtarisht për “El Pais” komentatorët e kishin lexuar mesazhin “në koordinim me rrjetin televiziv”. E sipas burimeve, gjatë transmetimit të finales “do të ketë një përgjigje”.
Pos Spanjës, edhe Sllovenia, Islanda e Irlanda zyrtarisht kishin kërkuar reflektim mbi pjesëmarrjen e Izraelit.