Kulturë

Perandoria dy mijë vjet e vjetër e “dhëmbëve të zinj”

Burimet historike kineze nga afërsisht e njëjta periudhë përmendin “mbretërinë e njerëzve me dhëmbë të zinj”, e vendosur pikërisht në territorin e Vietnamit të sotëm

Burimet historike kineze nga afërsisht e njëjta periudhë përmendin “mbretërinë e njerëzve me dhëmbë të zinj”, e vendosur pikërisht në territorin e Vietnamit të sotëm

Në territorin e Vietnamit të sotëm, njerëzit parahistorikë i lyenin dhëmbët me të zezë. E, një ritual si ky është më shumë se dy mijë vjet i vjetër. Dhëmbët e zinj nuk ishin thjesht një zgjedhje estetike. Burimet historike, si dhe paralelet etnografike, tregojnë se kjo praktikë lidhej me ritualet e kalimit, hyrjen në moshën e rritur, martesën dhe pjekurinë shoqërore. Personat me dhëmbë të nxirë njiheshin si anëtarë të plotë të komunitetit, ndërsa vetë praktika shërbente si një formë komunikimi vizual të identitetit dhe përkatësisë

(Archaeological and Anthropological Sciences) – Ngjyrosja e dhëmbëve me të zezë, e cila sot shpesh perceptohet si një praktikë e pazakontë apo madje tronditëse, në kohët e lashta përfaqësonte një simbol të fuqishëm bukurie, identiteti dhe përkatësie ndaj komunitetit. Një studim i ri ndërdisiplinor sjell provat e para të forta arkeologjike se ky ritual praktikohej që rreth dy mijë vjet më parë gjatë epokës së hekurit, në territorin e Vietnamit verior.

Studimi bazohet në analizën e dhëmbëve njerëzorë nga lokaliteti Dong Xa, i datuar në periudhën midis dy mijë e 157 dhe një mijë 830 vjetëve para erës sonë. Bëhet fjalë për një zonë të lidhur me kulturën e famshme Dong Son, e njohur për metalurgjinë e zhvilluar dhe daullet prej bronzi që luanin një rol të rëndësishëm në jetën rituale dhe shoqërore të Azisë Juglindore. Punimi është botuar në revistën “Archaeological and Anthropological Sciences”.

Ngjyrosja e dhëmbëve me të zezë në territorin e Vietnamit të sotëm përfaqëson një shembull të spikatur të mënyrës se si modifikimet trupore janë përdorur për të shprehur vlerat shoqërore, identitetin etnik dhe përkatësinë

Procesi i ngjyrosjes

Studiuesit përdorën analiza kimike për të përcaktuar nëse ndryshimet e ngjyrës në smaltin e dhëmbëve ishin rezultat i modifikimit të qëllimshëm. Rezultatet tregojnë praninë e kripërave të hekurit në kombinim me substanca të pasura me taninë, me shumë gjasë me origjinë bimore. Ky kombinim krijon një pigment të zi të qëndrueshëm, karakteristikë për teknikat historikisht të dokumentuara të ngjyrosjes së dhëmbëve me të zezë në Vietnam.

Është e rëndësishme të theksohet se metodologjia e studimit ishte jodestruktive, duke vendosur kështu një standard për kërkimet e ardhshme arkeologjike mbi modifikimet trupore pa dëmtuar materialin osteologjik.

Më shumë se estetikë

Dhëmbët e zinj nuk ishin thjesht një zgjedhje estetike. Burimet historike, si dhe paralelet etnografike, tregojnë se kjo praktikë lidhej me ritualet e kalimit, hyrjen në moshën e rritur, martesën dhe pjekurinë shoqërore. Personat me dhëmbë të nxirë njiheshin si anëtarë të plotë të komunitetit, ndërsa vetë praktika shërbente si një formë komunikimi vizual të identitetit dhe përkatësisë.

Është interesante se burimet historike kineze nga afërsisht e njëjta periudhë përmendin “mbretërinë e njerëzve me dhëmbë të zinj”, e vendosur pikërisht në territorin e Vietnamit të sotëm. Kështu, gjetjet arkeologjike nga lokaliteti Dong Xa përshtaten në një kuadër më të gjerë historik dhe konfirmojnë besueshmërinë e burimeve të shkruara.

Grua vietnameze me dhëmbë të nxirë 

Nxirja dhe përtypja e arrës së palmës

Studimi i jep vëmendje edhe marrëdhënies midis nxirjes së dhëmbëve dhe përtypjes së arrës së palmës, një tjetër praktikë e përhapur në Azinë Juglindore. Gjurmët e taninave në dhëmbët nga lokalitete më të vonshme mund të vinin edhe nga arra e palmës areka e njohur edhe si palma e verdhë (Chrysalidocarpus lutescens), por autorët theksojnë se në këtë rast bëhet fjalë për një proces tjetër, teknikisht më të ndërlikuar. Është e mundur që këto dy praktika të jenë zhvilluar paralelisht, ose që arra herë pas here të ketë plotësuar procesin e ngjyrosjes së dhëmbëve me të zezë.

Përhapja më e gjerë e kësaj praktike ka të ngjarë të lidhet me qasjen më të madhe të objekteve prej hekuri gjatë epokës së hekurit, gjë që mundësoi prodhimin më efikas të pigmenteve.

Ngjyrosja e dhëmbëve me të zezë në territorin e Vietnamit të sotëm përfaqëson një shembull të spikatur të mënyrës se si modifikimet trupore janë përdorur për të shprehur vlerat shoqërore, identitetin etnik dhe përkatësinë. Edhe pse kjo praktikë kishte pasoja të mundshme negative për shëndetin oral, rëndësia e saj shoqërore duket se i tejkalonte qartë rreziqet shëndetësore.