Krijimtaria e tij pushtetarëve u hyn në punë kur duan ta paraqesin veten me alamet nami. Vargjet e Ali Podrimjes janë pjesë e manifestimeve të ndryshme. “Unë, biri yt, Kosovë” është interpretuar edhe në inaugurimin e Hashim Thaçit si president i Kosovës në prill të vitit 2016. Por institucionet dhe udhëheqësit e tyre heshtin në secilin përvjetor të vdekjes së poetit.
Njësoj ka ndodhur edhe të martën, në tetëvjetorin e vdekjes së Podrimjes. Asnjë aktivitet nuk është organizuar për të kujtuar krijuesin e njëherësh akademikun që u gjet i vdekur të shtunën e 21 korrikut të vitit 2012, në një pyll rreth 4 kilometra larg qendrës së qytetit të qetë e të vogël në jug të Francës, Lodève. Ministria e Kulturës është vetëmjaftuar me një komunikatë për media të lëshuar në mbrëmjen e së martës. E për dallim prej vitit të kaluar as në parkun kulturor “Ali Podrimja” në Gjakovë nuk është organizuar gjë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAs tetëvjetori i vdekjes nuk e ka gjetur kryeqytetin me bustin e mjeshtrit të vargut poetik. E ideja e vendosjes së penës tetë metra të lartë në oborrin e bibliotekës kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani” po ashtu nuk është realizuar.